spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

“Kurti më mirë që nuk shkoi në varrim, me e fy dinjitetin e Thaçit”

Analisti Azdren Shala se kryeministri Albin Kurti dhe eksponentë të lartë të qeverisë kanë vepruar drejt duke mos marrë pjesë në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Shalës, prania e tyre do të ishte një fyerje për kujtimin e Thaçit.

“Mendoj që e kanë bërë hapin më të mirë në krejt jetën e tyre politike,” u shpreh ai.

Ndërkohë, ai komentoi edhe mungesën e përfaqësuesve të Familjes Jashari, duke thënë se pasardhësit e komandantit legjendar Adem Jashari nuk po arrijnë të mbajnë peshën e rëndë të mbiemrit të tyre.

“Adem Jashari ka qenë shok i Hashim Thaçit në luftë dhe kanë qenë një grupacion që e kanë sjellë lirinë e Kosovës. Për mua është e dhimbshme që pasardhësit e tij nuk arritën të nderojnë të paktën mbiemrin Jashari, nëse jo mbiemrin Thaçi,” tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit