spot_img
spot_img
Thursday, January 30, 2025
spot_img
spot_img

Kurti mbron Kusari-Lilën për bisedat me terroristin Radojiçiq: U sulmua nga disa buburreca, materialet janë të montuara

Në një tubim zgjedhor me gratë e vajzat në sallën 1 tetori në Prishtinë, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës, e cila në disa audio-incizime të publikuara dëgjohej duke biseduar në telefon me kryeterroristin, Milan Radojiçiç.

Në tentim për të lartësuar figurën e saj, Kurti tha se ajo teksa luftonte me kancerin, sulmohej dëshpërimisht çdo ditë “nga disa burra, nga disa burreca, nga disa buburreca”.

E këto burra, në vlerësimin e Kurtit, po sulmonin Kusari – Lilën “me materiale të montuara e të çmontuara e të rimontuara”.

spot_img

“Këto materiale ua kishin dhënë miqtë nga Lista Serbe”, pohoi ai.

Ishte vetë Kusari – Lila ajo që e kishte pranuar bisedën në telefon me të sanksionuarin e SHBA-ve, Radojiçiç.

Në gushtin e vitit 2023 Kusari – Lila kishte garantuar me jetë se kjo bisedë kishte ndodhur vetëm një herë dhe se biseda ishte zhvilluar në gjuhën shqipe.

“E konfirmoj me jetë, jo me mandat, jo me diçka që është kaluese, pra me afat, e konfirmoj me jetën time, sonte e nënshkruaj dhe them se në rast se kjo nuk është unë po dorëzohem”, thoshte ajo.

Rreth 10 muaj më pas përsëri përmes një audio-incizimi të publikuar ishte konfirmuar qartë se Kusari – Lila kishte gënjyer publikisht.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit