Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Kurti krejt indiferent ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Kush ia ‘shkuli veshin’ sipas Visar Ymerit?

Opinionisti Visar Ymeri, tha se Albin Kurti kësaj radhe nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri, ‘për shkak se ka pasë qortime nga miqtë ndërkombëtarë’, sidomos nga Gjermania.

“Mendoj që kryeministri Kurti është dashtë ta mendojë ma thellë pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, jo vetëm nga perspektiva elektorale.

Nëse fitojnë partitë e fuqishme të hapin këtu degë dhe anasjelltas, a i kontribuon kjo më shumë bashkimit apo polarizmit.

Natyrisht, atje rezultat nuk ka mundur të presë me emrat që i ka vendosë.

Mendoj që ka një arsye shtesë pse nuk ka ndërhy këtë radhë, sepse nuk ka përkrahje të fuqishme për ndonjë nga partitë politike atje.

Unë mendoj që për këtë lloj të ndërhyrjes, në Kosovë dhe në Shqipëri, Gjermania ka qenë jashtëzakonisht shumë e brengosur, sa herë ka pa këso elemente.

Te zoti Kurti, mendoj që ka pasë kërkesa edhe atëherë nga qeveria gjermane, që mos të ndërhyjë më në këtë mënyrë”, tha Ymeri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit