spot_img
spot_img
Friday, January 17, 2025
spot_img
spot_img

Kurti i quan “rrenca” gazetarët

Gazetarët e portaleve dhe analistët e debateve televizive, janë rrenca sipas kryeministrit Albin Kurti.

Në një tubim me disa qytetarë të Istogut dje, Kurti tha se kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë.

Më poshtë pjesë nga fjala e tij:

spot_img

Sa i përket çka dëgjoni, e di që nuk e keni kollaj. Kurrë ma vështirë me i ngu lajmet në Kosovë nuk ka qenë. A e dini pse? Jo për shkak se ka lajme të rrejshme, por për shkak se nuk janë lajme hiç. Plot prej tyre janë opinione, të ambalazhuara si lajme.

Ktyneherë kur kemi ngu lajme, kanë qenë të vërteta, faktike për ngjarje të caktuara. Ndërkaq opinionet ke mujtë me u pajtu, ke mujtë mos me u pajtu me to. Po tash janë përzi këto dy gjëra, kjo po shkakton shumë konfuzion te populli jonë. Ju e dini shumë mirë, me bo me ni tri herë të njëjtën rrenë, ti thu: nashta nuk o bash qashtu, po diçka ka. Epo s’ka kurrgjë. Pra, këta e kanë gjetë formulën me përsëritë rrenën që me shkaktu dyshimin.

Këtyne ju mjafton që ju me dyshu, në Qeverinë e Kosovës ose në Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, dyshimi shkaktohet nëpërmjet përsëritjes së rrenës. Epo të ju them të drejtën, nëse dikush rren niherë, unë gati jam për me e falë, vec nëse ma përsëritë rrënën është rrenc. Përsëritja e rrenës të bën rrenc.

Me rrejtë ni herë jo domosdoshmërisht je rrenc, se mundesh me qenë i keqinformumë, por me përsëritë rrenën. Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit