Monday, March 31, 2025
spot_img

“Kurti, i paprekshëm ndaj mashtrimeve ruse”, Halil Geci ‘godet’ opozitën dhe përmend ‘kurthet’ ndaj…!

Kryeministri Albin Kurti ‘ra’ në grackën e komedianëve rus të cilët u prezantuan në emër të presidentit të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Ngjashëm, në grackën e dy komedianëve kanë rënë edhe disa prej liderëve të tjerë botëror.

Pavarësisht se Kurti, nuk tha asgjë të dëmshme, vetëm sa ‘goditi’ Rusinë e Serbinë, kundërshtarët e tij reaguan menjëherë me kritika dhe akuza të ndryshme.

E për këtë ka reaguar edhe Halil Geci.

Ai në një shkrim në Facebook u shpreh se Kurti u tregua “i paprekshëm ndaj mashtrimeve ruse”.

Madje, Geci ‘goditi’ opozitën për sulmet ndaj kryeministrit, derisa ua përmendi disa gjëra nga e kaluara.

Shkrimi i plotë

KGB dhe “Radoiçiqët” kosovarë në aksion kundër Albin Kurtit

Kurti, i paprekshëm ndaj mashtrimeve ruse.

As Rusia, as Serbia dhe as mercenarët e tyre në Kosovë s’mund ta mashtrojnë!

Kurti e bëri Kosovën me sovranitet të plotë, prandaj po e sulmojnë!

Opozita e dëshpëruar ende nuk u besojnë syve, me në krye “Kosovska devojken” alias Vlora Çitakun, nuk mund ta pranojë të vërtetën: Albin Kurti, pas 20 vitesh okupimi serb, e riktheu sovranitetin e Kosovës 100%!

Pikërisht kjo ka alarmuar Serbinë, Rusinë dhe aleatët e tyre brenda Kosovës, sepse projekti i tyre për ndarjen e Kosovës ka dështuar.

Tradhtia që opozitarët dikur e justifikonin me frazën “Amerika po dëshiron ta ndajë Kosovën” është zbuluar dhe ka rënë përfundimisht.

Është e vërtet se Serbia dhe Rusia kanë investuar miliona dinarë dhe rubla për të rrëzuar Kurtin.

Prandaj, ata organizojnë kurthe, duke shpresuar që Kurti të bjerë pre e tyre.

Opozita e korruptuar së bashku me “Radoiçiçët” kosovarë janë vënë në shërbim të Vuçiçit dhe Moskës.

Në aferën kundra Albinit janë të involvuar “aktorët” rusë, kjo ishte një dështim spektakolar – Kurti u tregua më i fortë se kurrë!

Pse sulmohet Kurti? Sepse ai nuk u nënshtrohet planeve të tyre! Sulmet ndaj tij janë identike me ato ndaj Donald Trump para zgjedhjeve në SHBA.

Grenell, Vuçiç dhe mercenarët vendorë nuk mund ta ndalin mbështetjen e shqiptarëve për Kurtin në zgjedhjet e ardhshme.

Kurti e mbrojti me përkushtim sovranitetin duke i respektuar ligjet e Kushtetutës, Ai e nxori Serbinë nga Kosova – prandaj kundërshtarët e tij po çmenden!

Kurti kurrë nuk bie pre e mashtrimeve. Ai nuk e ha sapunin për djathë – ua tha troç: “Kush është Rusia? Kush është Serbia?”

Opozitarët gjithmonë kanë qenë të mashtruar nga Lajçak, Borrell, Grenell, Vuçiç, Edi Rama dhe shërbimet ruse – por jo Albin Kurti!

Ai nuk e ha sapunin për djathë – ua tha troç: “Kush është Rusia? Kush është Serbia?”

Kurti i njeh mirë edhe “peshqit e vegjël” që punojnë për ta në Kosovë. Edhe ata të mëdhenjët evropian që punojn për serbinë.

Ndryshe nga të tjerët, ai flet hapur, pa kodra pas bregut!

Opozita hibride herë i pranon, herë i nënshkruan tradhtitë ruse e serbe!

Ani ta shohësh Lumirin duke tundur kokën, kinse Albini me rusët – të çon mallin e dadës Fazile!

Prandaj, opozitarët janë të shqetësuar, sepse populli ua tregoi vendin më 9 shkurt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit