Monday, July 14, 2025
spot_img

Kurti i bëri ftesë Abdixhikut për koalicion, reagon Tomë Gashi – ja çka paralajmëron

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.

Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

E ndaj kësaj ftesë të Kurtit ndaj Abdixhikut, ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Ai në një postim në Facebook, paralajmëroi se nuk do ketë koalicion LVV-LDK.

“Koalicion nuk do të ketë, zgjedhje të reja po!”, shkroi Gashi.

Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit.

Nga LDK-ja nuk janë deklruar deri më tani për ftesën e Kurtit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit