spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Kurti flet për marrëdhëniet me Serbinë, ja çfarë thotë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se si kjo e dyta nuk po i zbaton.

I pari i qeverisë thotë së nuk mund të ketë një plan B sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, përderisa plani A nuk po respektohet.

“Nuk mund te kemi plan B nëse nuk respektohen plani A, dhe nëse nuk ka vullnet të mirë dhe mirëbesim të palëve. Është e vërtetë që janë bërë një vit e gjysmë që kur e bëmë marrëveshjen në Bruksel, marrëveshja bazike, të cilës më pas iu bashkëngjit edhe aneksi i zbatimit nga Ohri.

Tash ne e respektojmë marrëveshjen, jemi të gatshëm të zbatohet ajo nuk mund të kemi partneritet në zbatim derisa nuk ka respektim”, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kurti thotë se Serbia duhet t’i kthehet marrëveshjeve, që sipas tij, kjo i duhet për zbatimin e tyre.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, ish-kryeministrja e Serbisë, Bërnabiq, me letër publike dhe zyrtare, 27-esh të BE-së është tërhequr në emër të Serbisë nga marrëveshja bazike. Serbia duhet të kthehet të marrëveshja në mënyrë që ta zbatojmë atë. Në kuadër të kësaj marrëveshje, janë edhe 39 marrëveshje të tjera që pararendësit e mijë i kanë bërë në Bruksel, unë jam shumë i interesuar, përveçse i gatshëm që t’i trajtojë ato në përpikëri dhe me përkushtim”, u shpreh shefi i ekzekutivit.

Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje është i ftuar si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit