Pas ftesës së Presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ më 15 maj, ende nuk ka asnjë përgjigje nga partia Vetëvendosje (VV).
Pavarësisht kësaj, partitë tjera – PDK, LDK dhe AAK – kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke shfaqur gatishmërinë për të hapur një dialog konstruktiv për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes Osmani, theksoi se ftesat janë dërguar dhe pritet të fillojë një seri konsultimesh rreth këtij procesi jetik për stabilitetin politik të vendit. “Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet,” shtoi Kupina.