spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kurti e Maqedonci takojnë ministrin estonez të Mbrojtjes: Mbështetja e Estonisë është jetike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Varshavë të Polonisë, ku bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri 2024 (WSF 2024).

Kurti ka njoftuar se ditën e dytë të forumit e kanë nisur me një takim me homologun estonez të Maqedoncit, me të cilin tha se kanë folur për sigurinë, e mbështetjen e Estonisë për Kosovën ai e cilësoi si jetike.

“Me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci e nisëm ditën tonë të dytë në Forumin e Varshavës për Siguri (WSF) me një takim produktiv dhe gjithëpërfshirës me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur. Së bashku, ne riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Mbështetja e Estonisë është jetike derisa ne forcojmë aftësitë mbrojtëse të Kosovës dhe kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, ka shkruar Kurti në X.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit