spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Kurti e Krasniqi në takim para seancës – në përpjekje për zhbllokimin e Kuvendit

Në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, janë takuar sot në Kuvend.

Pamje të publikuara nga ky takim tregojnë dy liderët politikë të ulur përballë njëri-tjetrit, duke zhvilluar një bisedë që shihet si përpjekje për të zhbllokuar ngërçin institucional që ka mbërthyer vendin prej javësh.

Asnjëri prej tyre nuk pranoi të japë deklarata për media para takimit.

Ky takim pason ftesat që Kurti dërgoi të mërkurën për kryetarët e partive opozitare – Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së – për t’u takuar dhe diskutuar rreth krijimit të institucioneve. Ndërkohë që Abdixhiku refuzoi ftesën, Krasniqi konfirmoi pjesëmarrjen përmes një postimi në Facebook.

“E kam pranuar ftesën duke besuar thellësisht se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për zhbllokim institucional dhe për rikthimin e funksionimit të rregullt të institucionit më të lartë legjislativ, si dhe për t’i hapur rrugë afateve kushtetuese për themelimin e Qeverisë,” shkroi ai mbrëmë.

Krasniqi gjithashtu u shpreh se inkurajon Kurtin që “të reflektojë me përgjegjësi mbi situatën aktuale dhe të shfaqë vullnet të sinqertë për të mundësuar formimin e institucioneve të reja, në mënyrë që Kosova të ketë sa më parë një Kuvend dhe një Qeveri legjitime e funksionale”.

Ai theksoi se “gjetja e një kandidateje apo kandidati të përshtatshëm, që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve, do të ishte një hap i rëndësishëm përpara”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit