Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Oslo. NESËR, më 8 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji. Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo.Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë” thuhet në njoftimin e VV-së.