spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Kurti bën thirrje të aplikohet për masën e subvencionimit të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për aplikim për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Kurti në një postim në “Facebook”, ka thënë se deri tani janë përkrahur rreth 40 mijë familje me rreth 40 milionë euro.

Siç shkruan kryeministri kështu duke ndihmuar qtetarët në uljen e kostos së pagesës së energjisë.

Postimi i plotë:

Deri tash kemi përkrahur rreth 40 mijë familje të vendit tonë me rreth 40 milionë euro, duke i ndihmuar në uljen e kostos së pagesës së energjisë, por edhe kushteve më të mira në përballimin e sezonit të dimrit që po afron. Të njëjtën, po synojmë ta ofrojmë edhe për rreth 10,000 familje të tjera të cilat duke aplikuar mund t’i shtohen kësaj kategorie.

Thirrja e sotme parasheh mbështetje për:

️Pompë termike, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 30% e vlerës investive, apo deri në 2,000.00€;

️Kondicioner/ klimë efiçiente, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 40% e vlerës investive apo deri në 400.00€, kurse për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) vlera e subvencionimit është 60% e vlerës investive apo deri në 550.00€.

️Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), për të cilën vlera e subvencionit është 70% e vlerës investive dhe deri në 1,200.00€;

️Stufa individuale me biomasë, për të cilën vlera e subvencionimit për një pajisje është 70% e vlerës investive dhe deri në 435.00€, kurse për prindërit vetushqyes dhe për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) vlera e subvencionimit është 90% e vlerës investive dhe deri në 560.00€.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit