spot_img
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Kurti: Arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e duhur shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike.

“Arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e duhur shtetërore. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të menaxhimit, bashkëpunime ndërkombëtare, studime e publikime”, shkroi i pari i qeverisë në një postim në Facebook.

Kurti tutje tregon të arriturat që janë bërë deri më tani në fushën e arkeologjisë, e çfarë do të bëhet edhe më tej.

“Për herë të parë kemi nisur shpronësime në lokalitete arkeologjike. Ulpiana dhe Dresniku me prioritet, për të vazhduar me shpronësime në vende tjera”.

“Në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon projekti i trajtimit të mëtejmë të lokalitetit arkeologjik në Dresnik të Klinës. Aty është kryer dokumentimi i të gjitha strukturave me ndihmën e pajisjeve moderne, si skanerët 3D, për të përcaktuar gjendjen aktuale dhe shkallën e dëmtimeve, dhe po hartohet një plan i detajuar për konservimin e lokalitetit. Po zhvillohen plani i konservimit, ai i menaxhimit dhe plani i qasjes, që do të shërbejnë si bazë për mbrojtjen dhe menaxhimin e ardhshëm të këtij lokaliteti të rëndësishëm”, shkruan Kurti.

“Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Tubingenit në Gjermani. Ky projekt kërkimor i rëndësishëm, që do të realizohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me specialistë nga Gjermania, do të përqendrohet në identifikimin dhe gjurmimin e qendrave paleolitike, si dhe në krijimin e një harte të shpellave dhe lokaliteteve paleolitike dhe mezolitike në Republikën e Kosovës”.

Kurti u shpreh edhe se “përmes zbulimeve arkeologjike tregohet historia e pasur e lashtësisë së vendit tonë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit