spot_img
Sunday, December 29, 2024
spot_img

Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve.

Në hapjen e kësaj konference, kryeministri Kurti duke iu drejtuar ambasadorëve të Republikës së Kosovës, u shpreh se është përgjegjësi e shërbimit tonë diplomatik që të tregojnë historinë e popullit tonë me guxim, me bindje dhe vendosmëri; dhe të ndërtojnë ura komunikimi që zëri i Kosovës të mos mbetet i heshtur në asnjë forum, asnjë tryezë dhe asnjë bisedë ku flitet për vendin tonë.

Ai tërhoqi vëmendjen se përballë sulmeve sistematike, hibride, kinetike, terroriste të Serbisë, Serbia vazhdimisht përdor propagandën e dezinformatën si armë të politikës së saj të jashtme, dhe në mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativash të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin tonë dhe të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Pikërisht për këtë arsye, roli i ambasadorëve tonë merr vlerë edhe peshë të shtuar, tha kryeministrit, dhe se për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia apo elementet e saj, ne duhet ta kemi të gatshme të vërtetën, të vërtetën tonë.

“Ju e dini që sot kemi një betejë të narrativave, e në këtë betejë koha dhe profesionalizmi janë armët kyçe. Çdo ngjarje, çdo reformë dhe çdo hap përpara që bëjmë duhet të bëhet i njohur menjëherë, sepse nuk mund të presim që e vërteta të dalë vetvetiu spontanisht. Ju duhet të kujdeseni që ajo të dëgjohet dhe të mbërrijë aty ku duhet. Të gjithë e dimë që e vërteta fiton në fund, por më mirë është kur fiton më herët sesa në fund. E vërteta është në favorin tonë”, tha ai.

Në fjalën e tij, kryeministrit theksoi se angazhimi drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, Bashkim Evropian, organizata ndërkombëtare, sidomos në NATO, njohje dhe avancim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës mbetet objektiv i yni i përbashkët.

“Në demokraci, jemi dëshmia më e mirë se si një vend i vogël mund të jetë pararojë për vlera të mëdha, ku demokracia dhe zhvillimi shkojnë krah për krah. Këto janë arritje që meritojnë të tregohen dhe mbrohen. Ato do të humbasin në heshtje nëse ju, nëse të gjithë ne bashkë, nuk i vendosim në qendër të takimeve me qeveritë dhe institucionet e shteteve të tjera.

Orientimi ynë strategjik është i qartë, siç janë të qarta edhe vlerat që ne përfaqësojmë dhe përqafojmë. Aleanca, partneriteti strategjik dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, me Mbretërinë e Bashkuar duhet të jetë prioritet. Njëjtë siç duhet të jenë prioritet marrëdhëniet me shtetet e tjera që ndihmuan në çlirimin e vendit tonë.

Të gjitha shtetet e NATO-s, janë shtete ku ne përqendrohemi në intensifikimin e raporteve me ta. Angazhimi ynë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, Bashkim Evropian, organizata ndërkombëtare, sidomos në NATO, njohje dhe avancim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës mbetet objektiv i yni i përbashkët”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit