Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Kurtan Kajtazi, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që po merr në çdo cep të komunës së Vushtrrisë. Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, Kajtazi theksoi rëndësinë e takimit të tij të fundit me qytetarët e nëndegës Qendresa 4, duke theksuar traditën e kësaj zone për të hapur gjithmonë dyert për PDK-në.
“Sonte ma mirë edhe në nëndegën Qendresa 4, e cila gjithmonë ka hapur dyert për Partinë Demokratike të Kosovës. Vizioni ynë për një Kosovë më të zhvilluar po merr përkrahje në çdo lagje e fshat të Vushtrrisë,” shkroi Kajtazi.
Ai ka rikujtuar qytetarët për rëndësinë e mbështetjes së numrit të tij në listën zgjedhore, duke theksuar: “131 është numri për një Kosovë ma të mirë.”