spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Kur pritet të hapet Ura e Ibrit

Ka një kohë që ajo që ishte temë kryesore për muaj të tërë, hapja e “Urës së Ibrit” nuk është më e tillë. Megjithatë analistët politik dhe përfaqësuesit e Mitrovicës së Veriut janë të bindur se ura do të hapët shpejt, veçse fillimisht Kosova do të kryej disa punë të shtëpisë siç është themelimi i Asociacionit.

U mendua se shpejt do lëvizet edhe me vetura, megjithatë “Ura e Ibrit” ende vazhdon të kalohet vetëm në këmbë.

Tema që ishte aktuale muaj më parë, tashmë ka mbetur në hije.

Të pashmangshme hapjen e saj, e konsideron analisti Branislav Kërstiç, veçse thotë që do bëhet kur Kosova, fillon me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që beson që do të ndodh shumë shpejt.

”Por jo, deri të nuk plotësojmë marrëveshjet e Brukselit dhe kemi përgjegjësi për obligimet ndërkombëtare, që i kemi nënshkruar më 2013 dhe 2015-tën,  dhe e kemi pranu me aneksin e Ohrit,  të cilën e ka insistuar kryeministri Kurti që të jetë e nënshkruar”, ka thënë Branislav Kërstiç, Analist politik.

I njëjti thotë se hapja e saj lidhet edhe me zgjedhjet, e që sipas tij nuk bëhet tani.

”Jam i sigurt që hapje të urës nuk do të keta para zgjedhjeve, sepse ndërkombëtarët nuk dojnë me hy në ketë fushatë zgjedhore, dhe me hapjen e urës me dhuru një dhuratë tek pushteti aktual”, ka thënë Kërstiç.

E ky është i bindur se hapja e saj, nuk do të provokonte tensione, por është vetëm lojë politike.

Thuajse njëjtë mendon edhe asamblisti i Mitrovicës Veriore Skender Sadiku që thotë se hapjen po e bllokojnë ndërkombëtarët, megjithatë nuk bën të hapet pa lejen e tyre.

”Ne duhet të punojmë fort që të hapët, por edhe më fort duhet të punojmë që t’i ruajmë keta që janë duke na raujtur neve, të ruajmë miqësinë me ndërkombëtarët që kanë qenë me neve në momentet më të rënda”, ka thënë Skender Sadiku, Asamblist në Mitrovicën Veriore.

Sadiku thotë se lidhur me hapjen e urës, nuk kanë marrë ndonjë sqarim as nga ekzekutivi i Komunës së Mitrovicës veriore, por as nga niveli qendror në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit