Shkruar nga Halil Geci
Nëse Gjykata Speciale ka nevojë për dëshmi, le ta lexojë këtë status: Gani Koci e pranoi, Berat Buzhala e përshkroi. Burg në Likoc ka pasur – dhe këta të dy janë dëshmitarët më të mirë kundër vetes.
Përshkrim brilant i Buzhalës për burgun në Likoc: një ndërtesë e vjetër, me tulla të kuqe, dritare të mbuluara me hekura dhe dysheme me qeramikë – një burg që shtabi i UÇK-së vazhdon të mohojë, por që fjalët e tyre e dëshmojnë vetë.
Këto deklarata mund të përdoren si DOSJE TË FUQISHME në proceset e Hagës.
Likoci -Gjykata-Speciale -Koci -Buzhala Dosje Me Status
Deklaratat e Buzhalës dhe pranimi i Gani Kocit zbulojnë të vërteta të zymta për “burgun e Likocit” që shtabi i UÇK-së s’e ka pranuar kurrë – me këte dëshmojnë si vetë ata e sollën Gjykatën Speciale.
Në një nga përplasjet më groteske në skenën publike kosovare, Berat Buzhala dhe Gani Koci – dy figura me ndikim të ndryshëm në opinionin publik – na ofruan pa dashje një dëshmi të rrallë: pranim publik të ekzistencës së një burgu në Likoc, të cilin vetë shtabi i UÇK-së prej vitesh e mohon me ngulm.
Në këtë shkëmbim fjalësh, Buzhala i referohet Kocit si “roje e kampit”, ndërsa përshkruan me detaje ndërtesën – me tulla të kuqe, dritare me hekura dhe qeramikë poshtë – që për shumëkënd tingëllon si një objekt paraburgimi i paligjshëm. Dhe çfarë është më e rëndë: Gani Koci nuk e mohon asnjë nga këto.
Përkundrazi, përgjigja e tij është më shumë ofendim personal sesa sqarim:
“Ti as bagla ime nuk mundesh me qenë.”
Por në këtë fjali të pavlerë fshihet një pranim i heshtur dhe fatal për të ardhmen e shumë luftëtarëve që sot po mbahen në Hagë. Vetë Koci, një nga figurat e strukturës politike që ka udhëhequr luftën, nuk vetëm që nuk e mohon ekzistencën e kampit, por me mos-reagimin ndaj përshkrimit të Buzhalës – e kthen gojën e vet në provë për aktakuzë.
Ky është një skandal i heshtur, sepse provon atë që për vite është fshehur:
Në Likoc kishte burg. Kishte njerëz të ndaluar. Kishte zullume.
Dhe ironikisht, vetë ata që sot e mallkojnë Gjykatën Speciale – kanë qenë promotorët më të zëshëm të lavdërimit të vetes, duke shkruar libra, rrëfime heroike, dhe duke u vetëlavdëruar për “trimëritë” që tani për librat e shkruara nga vet të akuzuarit po thonë kemi rrejtur,por këto libra të tyre po përdoren nga Haga si bazë për aktakuza.
Pra, në vend se ta mbronin kauzën e luftës me dinjitet, këta dy – Koci e Buzhala – e kanë shndërruar në spektakël të ndyrë publik, duke i shërbyer më shumë prokurorisë së Hagës se sa të vërtetës historike.
E vërteta është se nga kjo përballje del vetëm një përfundim i hidhur:
Nuk po mundem ta dalloj cili është më mut: Koci apo Buzhala.
Apo, më mirë me thanë – merre njërin e ç…… tjetrit, se janë të njëjtë në arrogancë, në papërgjegjësi dhe në dëmin që i kanë bërë luftës dhe pasluftës.
