Sunday, May 4, 2025
spot_img

Kur është koha më e mirë për se*ks: Para apo pas ushqimit?

Shpesh kur jemi të uritur, nuk jemi as për punë, as për muhabet, e lëre më për ndonjë aktivitet që kërkon energji – siç është seksi. Nga ana tjetër, pas një vakti të rëndë, njeriu ndjen përgjumje, rënie të energjisë dhe mungesë përqendrimi.

Por çfarë ndodh me trupin në raport me aktivitetin seksual në këto dy gjendje?

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë se koha më e mirë për të bërë seks është kur stomaku është bosh.

Arsyeja është e thjeshtë: tretja e ushqimit kërkon energji dhe qarkullim të gjakut, dhe kur konsumojmë ushqim të bollshëm, gjaku dhe energjia orientohen drejt stomakut, duke lënë më pak “fuqi” për pjesët e tjera të trupit – përfshirë organet gjenitale dhe muskujt.

Ndaj, edhe pse mund të bëni seks pas ushqimit, performanca mund të bjerë deri në 50 për qind, sidomos tek meshkujt, për shkak të ndikimit në lëvizshmërinë dhe ndjeshmërinë e trupit.

Nga ana tjetër, njerëzit që e praktikojnë seksin në mëngjes, jo vetëm që përfitojnë nga një trup ende i pushuar dhe me stomak të lehtë, por edhe nga një nivel më i lartë i hormoneve si testosteroni, që është më aktiv në orët e para të ditës.

Një studim i publikuar nga “Medical Daily” tregon se mbi 58 për qind e çifteve kryejnë marrëdhënie seksuale mes orës 11 të natës dhe 1 të mëngjesit, por ata që e praktikojnë këtë në mëngjes kanë përfitime më të mëdha fizike dhe psikologjike.

Pra, nëse doni një jetë seksuale më të shëndetshme dhe më energjike – ndoshta koha për ta provuar me stomakun bosh është tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit