Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka folur për blerjen e anti-tankeve Javelin dhe helikopterëve Black Hawk.
Syla nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të arrijnë në Kosovë helikopterët Blac Hawk, por që ka thënë se janë duke u përgatitur për këtë kapacitet të mbrojtjes.
“Në janar të 2029 ne dalim si ushtri me kapacitete dhe ajo fazë do të na gjej me këtë kapacitet me këtë pajisje dhe ka kohë që jemi duke biseduar ne kemi pasur edhe polit të shkollar në vende të ndryshme të akademisë së NATO-së. Jemi duke u përgatitur për këtë kapacitet të mbrojtjes”, ka thënë Syla.
Tutje, Syla ka thënë se helikopterët janë nevojë edhe për jetën civile dhe ofrimin e ndihmave të shumta emergjente.