spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Kur do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve? – Flasin nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ende duke pritur vendimet përfundimtare nga institucionet përkatëse, përpara se të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili për Insajderi ka sqaruar se procesi zgjedhor aktualisht ndodhet në fazën e ankesave.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë ai.

Theksojmë Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar të gjitha ankesat sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit nga KQZ-ja, mes tyre edhe ankesën e kësaj partie për votat me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se PZAP, ka dështuar të merret me thelbin e ankesës VV-së, duke i ikur kështu përgjegjësisë ligjore në trajtim të fakteve dhe provave të paraqitura nga Lëvizja VETËVENDOSJE.

Ai është shprehur se shpreson se Gjykata Supreme “nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik”.

Ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar katër ankesa të paraqitura nga subjekte politike lidhur me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, njoftoi të mërkurën.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte publikuar rezultatin përfundimtar më 15 mars, duke u dhënë subjekteve politike mundësinë të ankoheshin brenda 48 orëve nëse besonin se ishin shkelur të drejtat e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve, ka dorëzuar dy ankesa, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni mes Partisë Demokratike të Ashkalianëve të Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkëveprim (PDAK-LPB) nga një ankesa secili.

Ankesat e LVV-së përfshinin kërkesa për anulimin e rezultateve të votimit me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe rinumërimin e votave në disa qendra të votimit në Skenderaj, për shkak të dyshimeve për manipulime me vota.

PZAP e refuzoi këtë kërkesë, duke vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i mbështetur.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e PZAP-it, duke e cilësuar si një fitore kundër përpjekjeve të LVV-së për të manipuluar dhe delegjitimuar procesin zgjedhor.

LDK ka theksuar se nuk do të tolerojë shpifjet dhe manipulimet që mund të përmbysin vullnetin e qytetarëve.

Përveç ankesës së LVV-së, PDK ka kërkuar rishikimin e vendimit për shqiptimin e një gjobe prej 4,000 eurosh, ndërsa PDAK-LPB ka kërkuar anulimin e 211 votave të Partisë së Ashkalianëve për Integrim (PAI) dhe rinumërimin e votave të diasporës.

Sipas KQZ-së, LVV ka fituar mbi 390,000 vota, ose 42.30%, duke siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Pas saj renditet PDK me 20.95%, LDK me 18.27%, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka fituar 7.06% të votave. Lista Serbe ka siguruar 4.26% të votave, duke marrë 9 ulëse në Kuvend.

Në këtë proces zgjedhor, mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kishin të drejtë vote, me një pjesëmarrje prej 46.54%.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit