Në hapësirën e psikologes në gazetën britanike The Sun, shumë probleme dhe dilema trajtohen çdo ditë.
Së fundmi, një letër e një burri 28-vjeçar ka tërhequr vëmendjen.
Ky burri është i martuar dhe ka marrëdhënie intime me shumë femra, por ndjenjat e tij janë më të thella për një mashkull.
Në mesazhin e tij drejtuar psikologes, ai shkruan:
“Kam marrëdhënie intime me shumë femra sa herë që më jepet mundësia. Jam 28 vjeç dhe i martuar prej tre vitesh. Gruaja ime është një person i mrekullueshëm dhe shumë mbështetëse. Unë punoj në bankë dhe aktualisht ndodhem në zyrën time në Singapor, ku do të punoj për një vit.
Kam marrëdhënie me katër femra të ndryshme brenda muajit, pasi askush nuk e di që jam i martuar. Por e gjithë kjo është një mbulim për ndjenjat e mia të vërteta, pasi unë kam një lidhje tjetër me një mashkull.
Ai është në ushtri dhe gjithashtu i martuar. Kemi folur për ndjenjat tona, por nuk e dimë se çfarë të bëjmë. Duhet të vazhdojmë martesën siç ka qenë, apo duhet të përballemi me të vërtetën?”
Përgjigja e psikologes:
“Të gjithë ne përjetojmë të njëjtat dilema në një moment të caktuar të jetës. Pyetja më e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë për këtë situatë.
Nëse ke marrëdhënie me femra të ndryshme dhe nuk ndjen asgjë për ndonjë mashkull tjetër, është e rëndësishme të kuptosh se ndjenjat për partnerin tënd janë të thella apo janë më shumë një lidhje miqësore.
A mund ta shikosh atë si partner? Nëse jo, mund të jetë koha që të reflektoni mbi raportin me bashkëshorten tuaj. Ajo meriton një burrë besnik dhe të sinqertë.”