Sunday, October 13, 2024
spot_img

Kur ambasadori Hugh G. Grant i prezantoi presidentit Roosevelt pistoletat shqiptare të blera në Shkodër

“The Atlanta Constitution” ka botuar, të martën e 15 shtatorit 1936, në faqen n°9, një shkrim rreth pistoletave shqiptare të prezantuara nga Hugh G. Grant asokohe presidentit Roosvelt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Armë zjarri shqiptare iu prezantuan presidentit

Uashington, 14 shtator. — (AP.) — Sot, një palë pistoleta dueli shqiptare iu prezantuan Presidentit Roosevelt nga ministri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant, nga Birmingham.

Image

Burimi: The Atlanta Constitution, e martë, 15 shtator 1936, faqe n°9

Grant, i kthyer në këtë vend me leje dymujore, tha se pistoletat i kishte blerë në Shkodër, Shqipëri.

Ai planifikoi të qëndronte në Uashington rreth një javë më shumë, pastaj të vizitonte Virxhinian për disa ditë. Ai tha se ndoshta do të shkonte në Birmingham pas dy ose tri javësh.

Ai shoqërohej në SHBA nga zonja Grant dhe vajza e tyre e vetme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit