spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Kundërshtarit të Erdoganit i anulohet diploma, Imamoglut i pamundësohet të kandidojë për president të Turqisë

Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me rregulloret e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe duke kërcënuar shanset e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 2028-ës.

Universiteti tha të martën se 38 persona, përfshirë kryetarin e bashkisë së Stambollit, ishin transferuar në mënyrë të parregullt në programin në gjuhën angleze të Fakultetit të Menaxhimit në vitin 1990, raporton Al Jazeera.

Ai shtoi se 10 prej atyre me parregullsi u anuluan transferimi dhe diploma e 28 të diplomuarve, përfshirë edhe Imamoglun.

Imamoglu e kritikoi vendimin si “të paligjshëm” dhe premtoi se do ta ankimojë vendimin në gjykatë.

“Ata [universiteti] nuk kanë kompetencë ta marrin një vendim të tillë, autoriteti i takon vetëm Bordit të Drejtorëve të Fakultetit të Administrimit të Biznesit”, deklaroi Imamoglu.

“Ditët kur ata që morën këtë vendim do të japin llogari përpara historisë dhe drejtësisë janë afër. Marshimi i kombit tonë të etur për drejtësi, ligj dhe demokraci nuk mund të ndalet”, deklaroi tutje ai.

Vendimi mund të dëmtojë planet e Imamoglu për të sfiduar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e vitit 2028. Vendimi u mor disa ditë përpara se opozita pritej të zgjidhte Imamoglun si kandidatin e tyre presidencial.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, kandidatët për president duhet të kenë diplomë të arsimit të lartë.

Imamoglu, aktualisht në mandatin e tij të dytë si kryebashkiak i Stambollit, është subjekt i hetimeve dhe rasteve të shumta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit