Saturday, May 10, 2025
spot_img

Kulla: Numri i lartë i civilëve të vrarë në Ukrainë e Gaza rrënon kredibiltetin e politikës perëndimore

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla duke komentuar deklaratën e presidenti amerikan Trump i cili tha se është i shqetësuar për atë se çfarë po ndodhë në Gaza, ka thënë se Amerika nuk mund të prishte me gjithë aleatët e vendeve arabe për Gazan.

Ai ka thënë se do të gjendet një zgjidhje, pas sipas tij, numri i lartë i civilëve të vrarë në Gaza dhe Ukrainë rrënon kredibilitetin e politikës perëndimore.

“Amerika nuk mund të ketë luksin që të prishte me të gjithë aleatët e vet në vendet arabe, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite, Egjipt vetëm për Gazën. Nuk mundet të vazhdojë kështu, sepse numri i të vrarëve civil është shumë i lartë e njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën. Numri i lartë i civilëve të vrarë edhe në Ukrainë edhe në Gaza rrënon kredibiltetin e politikës perëndimore ”, ka thënë Kulla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit