Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, ka deklaruar se Kosova edhe nëse nuk futet në NATO duhet të veproj sikur të jetë vend i NATO-s.
Kulla në emisionin “Matrix”, ka thënë se Kosovës do t’i duhet një proces në të cilin duhet të implementojë një revolucion industrial nga pikëpamja e investimeve të saj për mbrojtjen dhe sigurinë.
“Nuk e shoh Kosovën shpejt në NATO për arsye politike, por edhe për arsye sepse Kosovës do t’i duhet një proces në të cilin Kosova duhet vërtetë të implementojë një revolucion industrial nga pikëpamja e investimeve të saj për mbrojtjen dhe sigurinë. Pra, Kosova duhet të bëjë gjithçka sikur është vend i NATO-s edhe sikur të mos futet në NATO, në politikë, në ekonomi edhe në qasjen që ka shtetit karshi sigurisë”, ka thënë ai.