spot_img
Tuesday, December 3, 2024
spot_img

“Kuku doktor ma paske mbytë djalin!”, 31-vjeçari vdes pesë ditë pas operacionit

5 qershori i këtij viti u shndërrua në ditën më të ftohtë e mërzinë e pa shterur për familjen Muleci në Pejë. Më 18 shtator, kur ekipi i Kiksit, trokiti në derën e shtëpisë së familjes pejane, zija e kishte mbuluar çdo cep të atyre pak metrave katrorë.

Tre muaj më parë, kjo familje kishte humbur djalin e vetëm të shtëpisë brenda pesë ditësh, e pas dy muajsh, humbën kryefamiljarin e shtëpisë, i cili vdiq nga mërzia.

Me të shkelur këmba në shtëpi, sheh tri motrat dhe të ëmën të veshura me të zeza dhe dhomën e mbushur me fotografi të vëllait e babait të tyre të ndjerë.

Kronologjisë së ditëve të tmerrit për Mulecët e Pejës, i prin dita e fundit e muajit maj.

Adnani, 31 vjeçar, po ankohej për disa probleme shëndetësore. Në këmbë të veta, ai shkoi deri në spitalin e Pejës.

Pas konsultave mjekësore, u vendos që Adnani të operohej.

Në mes të operacionit, kirurgu që po kryente operimin, Bujar Vrella, lë sallën dhe fton në zyrën e tij prindërit e Adnanit. Ai ua kumton lajmin se në trupin e të birit të tyre, po rritej një tumor.

Ndonëse ende nuk kishin bërë ndonjë ekzaminim që të dihej saktë nëse ishte apo jo tumor, sipas zonjës së shtëpisë, Vrella nuk kishte lënë hapësirë për dyshime, duke e quajtur veten të pagabueshëm.

Në takimin që kishin me doktorin, Vrella iu kishte thënë familjarëve se për biopsi, nga trupi i Adnanit, do të merrej një mostër që nevojitet për kryerjen e analizës. Mirëpo, kur familjarëve iu dorëzohet mostra për ta dërguar në laborator, ata vërejnë se Adnanit i ishte larguar e gjithë zorra e trashë.

Orët e ditët pas operacionit po kalonin e gjendja e Adnanit sa po shkonte e po përkeqësohej. Zonja Mevlyde Muleci në rrëfimin e saj për Kiksin theksoi faktin se doktori po i dinte gabimet e tij mirëpo për t’i fshehur ato, po vazhdonte të thoshte se gjendja e Adnanit ishte normale.

Familja Muleci në atë periudhë kishte “besim të verbër” ndaj kirurgut Bujar Vrella. Shto këtu faktin që ishin fqinj të afërt dhe njiheshin mirë. Në mes të mërzisë e krejt kaosit të krijuar në spital, i ndjeri, Damon Muleci, babai i Adnanit, më qëllim që doktori të ketë “kujdes të shtuar” ndaj të birit të shtrirë në spital, i kishte dhënë dy herë para kirurgut Bujar Vrella.

Mes 31 majit e 4 qershorit, gjaku i Adnan Mulecit ishte helmuar. Krejt kjo, siç rrëfen e ëma e tij, ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së gabuar që kishte bërë kirurgu Bujar Vrella. Kur doktori kishte kuptuar se tashmë Muleci kishte fituar sepsën, Vrella kishte urdhëruar nisjen e tij për QKUK.

Më gjithë përpjekjet që Muleci të udhëtonte në spitale tjera rajonale vetëm e vetëm që të shpëtonte, për shkak të gjendjes së tij të rënduar, kjo tashmë ishte e pamundur. Adresa e tij e fundit mbeti dhoma intensive pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit