Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Kujdes, historia përsëritet!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Nuk duhet të harrojmë se padrejtësia që mund të kryeni, ka raste që është edhe detyrim që ty të kushtëzohet nga individi i pushtetshëm.

Pikërisht për këtë, Voltair-i na ka thënë:

“Gjithkush që ka pushtet dhe juve ju bën të besoni absurditete, ka pushtet t’ju bëjë që të kryeni edhe padrejtësi”.

Dhe ne shqiptarët e kemi njohur shumë mirë këtë fenomen, me tragjedinë historike që kemi kaluar: nga osmanët tek Enver Hoxha.

Nuk ishin të pakët ata individë në tiraninë hoxhiste që kemi kaluar, të cilët kanë kryer padrejtësi të frikshme, me anë  të dhunës politike që kanë ushtruar.

Po sot, a kemi raste të veçanta të këtij fenomeni?

Po ne kemi sot raste të tillë të veçantë në Shqipëri, e të lehtë, sepse kjo lloj padrejtësie nuk është më fenomen në Shqipëri, dhe prandaj nuk ka rast që të jenë  kryer krime të fenomenit diktatorial.

Në Shqipëri, ajo kohë ka vdekur.

Por, demokracia kërkon gjithmonë vëmendje ligjore, institucione moderne në vijim dhe punë, që ajo të arrihet plotësisht.

Prandaj ngaherë duhet të kujtohemi se…

Këtu te ne, terrori komunist arriti deri atje sa ta detyronte djalin të linte babain, nënën e të gjithë familjen, për të mbrojtur regjimin e Enver Hoxhës.

Sepse makthi i terrorit shtetëror të një diktature, është gjëmë, ngaqë, në thelb, kjo është një ndjenjë torturuese për të gjithë shoqërinë.

Nuk ka ligësi njerëzore më të madhe se sa një pushtet diktatorial si ai që kemi kaluar ne shqiptarët.

Prandaj, sot, që kemi 32 vite të shpëtuar, historinë e trishtë të tiranisë Hoxha duhet ta kujtojmë e ta analizojmë rregullisht.

Kjo duhet bërë realisht, sepse teoritë e mëdha filozofike të historisë na kanë thënë:

Kujdes, se historia përsërit vetveten!

Dhe prandaj, vëmendja më e kujdesshme për ne shqiptarët, duhet të jetë që gjithmonë të mbajmë gjallë këtë aksiomë filozofike:

Kurrë mos e pranoni një pushtet personal absolut!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit