Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, në orët e vona të premtes së kaluar u shoqërua me aksione të shumta të Policisë së Kosovës.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dje njoftoi se policia ka gjetur sërish armatim në veti e po ashtu edhe uniforma ushtarake që i takojnë ShBA-së, Britanisë, Serbisë e Rusisë.
E sipas Gurakuq Kuçit, nga Instituti Octopus, armatim do të gjendet edhe në vazhdim në zonat e veriut.
Ai ngriti edhe dyshimet për Kishat Ortodokse serbe që janë në Kosovë.
“Sikur në rastin e Banjskës, ku në Kishën e Banjës u gjet armatim i madh, ne nuk e dimë se se çfarë ka në kishat ortodokse, a ka ndonjë armatim dhe çfarë njerëz qëndrojnë nëpër këto tempuj fetar”, tha Kuçi.