Monday, October 14, 2024
spot_img

Ku ka zë nuk është pa gjë! Einxhel Shkira i ‘le vendin’ Olta Gixharit tek Big Brother Vip Kosova

Sherri mes Olsa Muhametit dhe Einxhel Shkirës paska qenë i vërtetë. Thashethemet mbushën ‘rrjetin’ ditën e djeshme se mes producentes Olsa Muhameti dhe opinionistes së mundshme Einxhel Shkira kishte pasur mosmarrëveshje të mëdha, aq sa kanë bërë që kjo e fundit të humbasë pozicionin si opinioniste.

Einxhel spikati në Big Brother Vip Albania 2 për inteligjencën e saj dhe ra në sy të autores Olsa Muhameti, duke i dhënë mundësinë për të qenë opinioniste në BBVK, këtë sezon.

Mesa duket, shprehja popullore ‘Uthulla e fortë thyen enën e vet’ ze vend tek Einxhel, e cila nuk ka dashur të bashkëpunojë, duke ia lënë vendin kështu Olta Gixharit.

Si mendim-dhënëse aktoren e kemi parë në jurinë e Dancing With The Stars dhe duhet thënë që ka ditur ‘të trazojë ujërat’, por nuk e dimë se sa e suksesshme mund të jetë si opinioniste në Big Brother Kosova. Në krah të Oltës do jetë opinionist edhe Milaim Zeka, gazetari që hyn në kategorinë ‘Nuk ta përtoj fare’/Pamfleti

Ku ka zë nuk është pa gjë! Einxhel Shkira i ‘le

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit