Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Kryeziu: Skandalet qeveritare nuk po lënë gjurmë në shoqëri, opozita nuk po i shfrytëzon si duhet

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se raportimet e mediave që po e ekspozojnë korrupsionin e nivelit të lartë politik dhe ndërhyrjen e pushtetit te institucionet e pavarura po kalojnë pa lënë gjurmë në shoqërinë Kosovare.

Për këtë gjë, ai ka fajësuar edhe partitë opozitare.

Sipas tij, opozita nuk po i përdor skandalet që po publikohen nga media.

“Përgjimet për qeverinë Kurti, që po ekspozojnë korrupsion të nivelit të lartë politik, ndërhyrje në institucionet e pavarura, kontroll të mediave dhe linçim të tyre, po duket që po kalojnë pa lënë gjurmë te shoqëria jonë. Opozita e fragmentuar jo vetëm që nuk po arrin të gjejë skandale, por as ato që po publikohen nga mediat nuk po i përdor si mundësi për t’i adresuar, për të krijuar një alternativë apo për të rritur ndjesinë qytetare ndaj këtyre skandaleve të keqqeverisjes”, ka shkruar Kryeziu, duke treguar se si kishin dikuar skandalet qeveritare në vendet e rajonit.

“Përgjimet e njohura si ‘bomba’, që ekspozuan skandalet e qeverisë Gruevski në Maqedoni, çuan në protesta masive dhe në një krizë të thellë politike, duke e bërë të paalternativë dorëheqjen e qeverisë”, ka shkruar Kryeziu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit