Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Kryetarja e Dhomave të Specializuara vjen në Kosovë, Policia njofton për bllokim të rrugëve në disa segmente

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të nisë sot një vizitë zyrtare në Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 14 maj.

Gjatë qëndrimit të saj, pritet që Trendafilova të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në vend.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në bashkëpunim me autoritetet kompetente ndërkombëtare.

Për të mundësuar zhvillimin normal të agjendës zyrtare, në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe riorientim të lëvizjes në rrugë alternative.

Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për këto masa të përkohshme, duke theksuar se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit