Saturday, July 12, 2025
spot_img

Kryeministri që ëndërron të bëhet Mbret!

Shkruan Spartan Ngjela

Në një shoqëri ku politika është ende te gënjeshtra, gënjeshtra nuk sjell zhvillim. Po pse në këto shoqëri triumfon gënjeshtra? Sepse në këtë rast qëllimi mbetet te pushteti.

“Unë dua pushtetin dhe dua të jem kryeministër”, thotë politikani i partisë së madhe.

Por këtë nuk e ka më shumë logjikë, arsye apo moralitet, por e ka pasion psikik. Dhe ka bindjen se, për të arritur atje, ai duhet të gënjejë, dhe gënjen për çdo gjë sipas asaj që ai e di se është dëshira sublime e shoqërisë që i kërkon votën duke thënë vijimisht: “se unë dua të jem kryeministër me patjetër”.

Dhe votat i merr, sepse kërkon të jetë kryeministër. Dhe zgjidhet kryeministër në parlament. Dhe këtu fillon gëzimi dhe ngjitja edhe më tej e pasionit për pushtet të lartë

Por ai kërkon pushtet absolut, që të drejtojë ai kudo dhe për çdo gjë. Dhe ky është absolutizëm.

U zgjodh kryeministër, por rrinte veshur përditë me uniformën e gjeneralit.

Dhe ai, i veshur si gjeneral, e arriti absolutizmin, dhe gëzohet me delirin e tij, por edhe pse në pushtet kishte ardhur me vota, ai thoshte shpesh e më shpesh me vete që absolutizmi nuk mbahet më me vota, por me forcë ushtarake dhe me frikën e gjeneralëve.

Jam unë, dhe do vras gjithkënd që më kundërshton – i thotë vetes në çdo çast, por edhe besohet nga populli, edhe votohet prej popullit dhe i fiton zgjedhjet, dhe zgjidhet kryeministër nga grupi i tij parlamentar.

Por ai kërkon që të jetë diktator, dhe prandaj kështu që në parlamentin e parë e drejtuar prej tij, ai u zgjodh edhe kryeministër, edhe ministër i mbrojtjes.

Dhe fillon emërimet e reja në ushtri, dhe zgjedh gjeneralë ata që i duhen se i ka në grupin e vet, dhe krijon kështu një regjim ushtarak, dhe vetë është gjeneral i parë, kryeministër dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë

Dhe këtu mori fund gjithçka: gjenerali u kthye në diktator, dhe menjëherë filloi asgjësimin e kundërshtarëve të tij..

Dhe fillon edhe fjalimet. Dhe populli e përkrah, sepse është brenda psikologjisë kolektive që ia kërkon kënaqësia për vrasjet politike. Dhe vrasja e politikanëve të lartë vijon me fjale fals, dhe ata pushkatohen dhe si ata edhe ushtarakët e lartë, kurse diktatori vijon kënaqësinë e tij me pushtetin absolut dhe vijon edhe hakmarrjen për ata që e kanë kundërshtuar. Dhe koha ecën me diktatorin, dhe turmat brohorasin për diktatorin, dhe diktatori ka plotësuar delirin e tij për pushtet absolut, dhe ka ngritur edhe pallatin e tij madhështor, dhe ndihet i gjithi në kënaqësi kur takon ose sheh, ose kontrollon servilet, dhe gëzohet, por nuk i gëzohet vetes, por postit të tij dhe fuqisë që tani ai mund të vrasë kë të dojë. Dhe i vret; dhe atë natë që ka vrarë kundërshtarin ndihet shumë i gëzuar.

Dhe kudo është fotografia e tij, dhe zëri i tij me fjalime të gjata në radio dhe në televizion. Por ende nuk është në gëzimin maksimal, dhe prandaj i thotë vetes shpesh: Të gjitha i kam marrë dhe i kam, por unë nuk jam ende mbret.

Dhe kjo e shqetëson përditë. Por e ka të pamundur të shpallet mbret se nuk ka prejardhje nga fisnikëria e vjetër, dhe nuk di se çfarë të bëjë.

Sepse nuk shpallet dot mbret, sepse nuk ka origjinë fisnike, dhe kjo e shqetëson, por kjo fillon edhe ta fundosë. Dhe dalëngadalë fundoset plotësisht, sepse nuk mund të shpallet dot mbret.

Ai është gjeneral, ai është diktator si kryeministër, por nuk është mbret.

Dhe këtu ka mbetur në shqetësimin e tij që po e degdis dalëngadalë në një qenie të sëmurë.

Dhe gjithë ditën i thotë vetes: “asgjë nuk kam, se nuk shpallem dot mbret”.

Dhe vijon kështu me këtë monolog të brendshëm, derisa një ditë në mëngjes, shërbyesit e gjetën të vetëvrarë në dhomën e tij të gjumit, ku kishte lënë edhe një letër të shkurtër, ku shkruhej:

“I arrita të gjitha, por nuk u shpalla dot mbret. Dhe atëherë: përse do të më duhet më kjo jetë? Dhe vrau veten.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit