spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Kryeministri në SHBA, DASH thotë se “nuk ka asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të zhvillojë asnjë takim në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Nga DASH kanë thënë se nuk kanë asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar.

“Nuk kemi asnjë takim dypalësh për të paralajmëruar”, – shkruan në përgjigjen e DASH-it për Kallxo.

Kryeministri Kurti është duke qëndruar në SHBA, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, me ftesë të NDI-së.

Ndërsa, nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, dy ditë më parë kishin njoftuar në lidhje me udhëtimin e Kurtit në ShBA, ku kishin thënë se gjatë kësaj kohe, Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale.

“Përgjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme bilaterale”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku kishin treguar për agjendën e Kurtit në SHBA.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit