Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së Kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.
Burime të sigurta brenda institucioneve lokale konfirmojnë se gjatë lëvizjes së eskortës së Kryeministrit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.