Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi sot se Rusia përbën kërcënim për Britaninë e Madhe.
“Paqëndrueshmëria në Evropë do të përhapet gjithmonë në brigjet tona… tiranët si Putini i përgjigjen vetëm forcës”, tha kryeministri britanik gjatë një fjalimi që mbajti sot.
“Rusia përbën kërcënim për ujërat tona, për hapësirën tonë ajrore dhe për rrugët tona – ata kanë nisur sulme kibernetike në NHS-në tonë”, tha kryeministri, raporton Sky News.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “duhet” të qëndrojë pranë Ukrainës, duke thënë se “tiranët” si Vladimir Putin nuk i përgjigjen asgjëje përveç forcës.
“Nëse nuk arrijmë një paqe të qëndrueshme, atëherë paqëndrueshmëria ekonomike, kërcënimi për sigurinë tonë, vetëm do të rritet”, tha ai.