spot_img
Friday, February 21, 2025
spot_img

Kryeministri britanik propozon dërgimin e 30 mijë ushtarëve evropianë në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, do t’i prezantojë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në një takim në Washington javën e ardhshme, një plan për të dërguar deri në 30 000 trupa evropiane në Ukrainë për të ruajtur një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA, raporton ”The Telegraph”.

Sipas burimeve, Starmer do të përshkruajë në detaje se si këto trupa mund të zbatojnë marrëveshjen eventuale të armëpushimit dhe do të argumentojë se është në interesin e SHBA-së të vazhdojë përpjekjet e saj për të parandaluar një pushtim të tretë rus pas përfundimit të luftimeve.

Sipas planit anglo-francez, më pak se 30 000 trupa do të vendosen – nën komandën e vendeve evropiane – në qytetet, portet dhe objektet e tjera të infrastrukturës së rëndësishme të Ukrainës, si termocentralet bërthamore, të cilat ndodhet larg vijës aktuale të frontit.

”Në vend që të dërgojë një kontigjent shumë më të madh në Ukrainë, misioni do të mbështetet në monitorimin teknik nëpërmjet avionëve të shërbimeve sekrete, vëzhgimit dhe zbulimit, dronëve dhe satelitëve për të ofruar një pamje të plotë të asaj që po ndodh”, tha një zyrtar perëndimor.

Burimi shtoi se operacioni do të mbështetet nga fuqia e mjaftueshme e zjarrit për të “zbuluar dhe zmbrapsur sulmet” në mënyrë që të rihapet hapësira ajrore e Ukrainës dhe të rivendosen fluturimet komerciale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit