Një grafit ku shkruhej ‘Kryeministër hajvan’ është shkruar sërish në Prishtinë, kësaj radhe në rrugën “Rrustem Statovci”, dhe në një ndërtesë po në këtë rrugë.
Ditë më parë grafitë të tilla janë parë në një mur përballë QKUK-së, në murin e rreth rrotullimit afër një qendre tregtare në Prishtinë, si dhe në qytetin e Pejës, por ato janë shlyer nga simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Shprehja ‘hajvan’ u bë e famshme nga vet kryeministri Albin Kurti i cili natën e përfundimit të procesit zgjedhor i quajti partitë opozitare ‘hajvana’.
