Friday, July 25, 2025
spot_img

Kryediplomatja finlandeze nga aeroplani lajmëron vizitën në rajon, do të vijë edhe në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në profilin e saj zyrtar në “X” ka publikuar një fotografi nga aeroplani duke bërë të ditur vizitën e saj në rajon.

Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën”.

“BE është partneri më i afërt politik dhe ekonomik në rajon. Prosperiteti dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për Finlandën”, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit