spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Kryediplomatja austriake “negocion” ndaras me Gërvallën dhe Gjuriqin: Angazhohuni në dialog dhe për normalizim

Ministrja e Jashtme e Austrisë, Meate Meinl-Reisinger, ka zhvilluar biseda telefonike ndaras me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, si dhe me atë të Serbisë, Marko Gjuriq.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryediplomatja austriake, me ç’rast ka deklaruar se Austria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e fortë për Kosovën dhe si perspektiven e saj evropiane.

Ajo po ashtu ka kërkuar nga të dy vendet, si nga Kosova dhe nga Serbia që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

‘‘Fola me kolegen time Gervalla Schwarz. Austria ka qenë dhe mbetet një mbështetje e fortë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt #BE-së!’’, ka shkruar ajo për bisedën që ka zhvilluar me Gërvallen.

Sa i përket deklarimit të saj në lidhje me bisedën me Gjuriqin, ajo ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës.

‘‘Sapo fola me kolegun tim Marko Gjuric. Rruga e #BE-së e Serbisë është një qëllim i përbashkët dhe do të vazhdojmë të ju mbështesim në reformat e nevojshme. Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore për rrugën e tyre drejt BE-së! Theksova gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe krijimin e një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndasitë në shoqëri’’, ka shkruar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit