spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Krisjet në LDK – Ky është qëndrimi i Isa Mustafës

Avdullah Hoti kërkoi lidership të ri brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e lidhur këtë kërkesë me rezultatin që partia shfaqi në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kërkesa e tij nuk u prit aspak mirë nga krahu i kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, u cilësua si e pabazuar dhe qesharake.

Lidhur me këtë “përçarje” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazeta Insajderi ka kontaktuar ish-kryetarin e partisë, Isa Mustafa.

“Nuk dëshiroj të involvohem në këtë temë.“, tha shkurt ai.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka quajtur kërkesën e Avdullah Hotit “qesharake”.

Kica-Xhelili tha për Insajderin se struktura e LDK-së mbështet fuqishëm kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku.

Sipas saj, Abdixhiku ka bërë ngritje historike të partisë, duke arritur një rritje prej 70%.

“Si nënkryetare e LDK-së, deklaroj se kjo është kërkesë qesharake. Strukturat e LDK-së i kanë dhënë dhe i japin mbështetje të plotë kryetarit aktual të partisë, i cili partinë e mori me rënien më të madhe historike në 12%, dhe e ktheu në trendin më të madh historik të ngritjes (me 70% rritje)”, ka thënë Kica-Xhelili.

Ndërkaq, nënkryetari, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, tha se “LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë”.

“Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik”, ka thënë ai mes tjerash në reagim.

Pas deklaratës së Hazirit, reagimi i ish-nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, ishte i menjëhershëm.

Ai dha kritika të ashpra ndaj atyre që i dolën në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Veliu kritikoi edhe ata që po e mbrojnë liderin e partisë, duke u shprehur se janë për keqardhje ta mbrosh dikë që po e çon një parti politike drejt degradimit.

Veliu tha se lideri i partisë po e dërgon në “theqafje një familje të madhe politike”.

“Është për keqardhje të detyrojnë, apo të vetëdetyrohesh për t’ia mbajtur ison shefit dhe të dalësh publikisht e ta mbrosh ‘liderin’ që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike, që për 35 vite ishte shembull i demokracisë dhe meritokracisë”, shkroi ai mes tjerash.

Pas këtyre reagimeve, vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është përgjigjur vetëm me një fotografi.

Ndërkohë, zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë qenë të zëshëm kundër kësaj ideje, duke mbrojtur pozitat e tij dhe duke e kundërshtuar kërkesën për lidership të ri brenda partisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit