spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Krimi brenda familjes në Prizren- Kjo është gjendja e 11 vjeçares e cila u sulmua me thikë nga babai

Një krim i rëndë ka ndodhur brenda një familje në Prizren. Mëngjesin e sotëm, kryefamiljari ka sulmuar më thikë dy vajzat dhe bashkëshorten.

Si pasojë, nga plagët e marra vajza e moshës 14 vjeçare ka ndërrua jetë, ndërsa vajza tjetër e moshës 11 vjeçare ndodhet në QKUK dhe po trajtohet.

Ndërsa nëna e tyre ndodhet në Spitalin e Prizrenit. Trajtim është duke marrë edhe i dyshuari për këtë vepër makabër.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se gjendja e 11 vjeçarës është stabile.

“Tek ne është duke u trajtuar vajza 11 vjeçare. Ajo ka marrë plagë me mjet të mprehtë. Gjendja e saj është stabile, janë duke u kryer ekzaminimet e duhura. Më pas do të dërgohet në klinikën ORL për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Syla.

Organet e rendit bën të ditur se familja i përket nacionalitetit turk dhe është duke jetuar në Kosovë që 1 vit.

I dyshuari është Mehmet Gorenc, 45-vjeçar. Ai pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit