spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Krim i rëndë në familje: Burri vret me sëpatë gruan e tij – policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Konsipol ku bashkëshorti ka vrarë gruan e tij.

Raportohet se 69-vjeçari me iniciale H. I., ka goditur me sopatë të shoqen, duke i marrë jetën.

Ndërkohë mësohet se kryefamiljari më pas është konfiktuar me djalin e tij 40-vjeçar dhe ky i fundit e ka hedhur të atin nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka ndërruar jetë.

spot_img

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit