Thursday, July 17, 2025
spot_img

Kremlini: Ultimatumet nga BE-ja për armëpushim janë të papranueshme për Rusinë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar ndaj presionit të Bashkimit Evropian për një marrëveshje armëpushimi deri të hënën në mbrëmje, duke e cilësuar këtë si një qasje të gabuar ndaj Rusisë.

“Gjuha e ultimatumeve është e papranueshme për Rusinë, nuk është e përshtatshme. Nuk mund të flasësh me Rusinë në një gjuhë të tillë”, deklaroi Peskov në një bisedë me gazetarët, raportoi AFP. Ai theksoi se Moska mbetet e përqendruar në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore dhe afatgjatë, por nuk dha përgjigje nëse presidenti Putin do ta pranonte ftesën e presidentit ukrainas Zelenskyy për t’u takuar në Stamboll.

Presioni diplomatik ndaj Rusisë është shtuar pas një deklarate nga qeveria gjermane, e cila kërkoi nga Moska që të bjerë dakord për një armëpushim 30-ditor pa kushte deri në fund të ditës, ndryshe do të përballet me sanksione të reja.

“Nëse Moska nuk e pranon kërkesën, do të vihen në lëvizje përgatitjet për sanksione të reja,” u shpreh zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, duke paralajmëruar se “ora po ecën”.

Ndërkohë, të dielën, presidenti rus Vladimir Putin kishte refuzuar një tjetër ultimatum nga liderët evropianë për arritjen e një armëpushimi me Ukrainën. Në vend të kësaj, ai kishte propozuar mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta me Kievin gjatë kësaj jave – ofertë që u refuzua nga BE-ja me arsyetimin se “s’mund të ketë paqe, nën zjarr”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit