Thursday, March 20, 2025
spot_img

Kremlini: Putin ka urdhëruar të ndalohen sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë në Ukrainë

Biseda e drejtpërdrejtë mes Trumpit dhe Putinit ka përfunduar mes palëve – bisedë kjo që zgjati të paktën 90 minuta.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin raportohet se ka rënë dakord të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Derisa, mediat ruse, sipas Sky News, thonë se udhëheqësi rus ka urdhëruar ushtrinë të ndalojë sulmet ndaj atyre objektivave ukrainase për 30 ditë pas bisedimeve me Donald Trumpin.

Ndërkohë janë dakorduar edhe për një këmbim të të burgosurve midis Moskës dhe Kievit për 175 të burgosur ushtarë, nga të dyja palët.

Kremlini thotë se Putin dhe Trump shprehën interes të përbashkët për “normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ndryshe, Ukraina kishte rënë dakord me planin amerikan, i cili fillimisht parasheh një armëpushim 30 ditësh mes palëve, gjegjësisht Ukrainës dhe Rusisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit