spot_img
Tuesday, March 4, 2025
spot_img

Kremlini mirëpret pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën: Do të jetë kontributi më i mirë për paqen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

Menjëherë ka ardhur reagimi nga Kremilini, i cili thotë se pauza e ndihmës amerikane ka të ngjarë të jetë kontributi më i mirë për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Sigurisht, ne ende duhet të kontrollojmë detaje. Nëse është e vërtetë, atëherë ky vendim që me të vërtetë mund të shtyjë regjimin e Kievit drejt një procesi paqeje”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov shton se Shtetet e Bashkuara kanë qenë furnizuesi kryesor i armëve për Ukrainën.

“Nëse SHBA i ndalon këto furnizime, ky ndoshta do të jetë kontributi më i mirë për kauzën e paqes”, shton me tej ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit