Rusia ka konfirmuar se presidenti i këtij vendi Vladimir Putin do të bisedojë me homologun amerikan Donald Trump të martën
“Po, kjo është e saktë, një bisedë e tillë po përgatitet për të martën,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , raporton Sky News.
Peskov nuk elaboroi detajet e thirrjes së 18 marsit, duke thënë se Kremlini nuk i zbulon kurrë detajet paraprakisht.
“Ne kurrë nuk e bëjmë këtë”.