spot_img
Monday, January 6, 2025
spot_img

Krejt çka dihet për plagosjen që trazoi Kryeqytetin: I dyshuari ende i lirë, viktima në QKUK

Dragodani nuk gjeti qetësi mbrëmjen e të premtes, pasi të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Një person u qëllua më armë zjarri nga një person tjetër dhe për pasojë mbeti i plagosur, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar akoma.

Viktima e këtij rasti është Fatlum Jetullahu, i cili u qëllua me armë në shpinë dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.

Sipas informacioneve që ka siguruar mbrëmë Sinjali nga Emergjenca, i plagosuri është dërguar në QKUK, ku është trajtuar nga stafi i mjekimit intensiv.

Personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli, i cili ende ndodhet në arrati.

Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga njësitet përkatëse të Policisë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë gëzhoja të plumbave.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Por, në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur edhe një veturë të braktisur me targat 01-287-EV, jo shumë metra larg ku u gjet i plagosuri.

Akoma nuk është konfirmuar nëse vetura e gjetur në vendin e ngjarjes është e personit që dyshohet se kreu veprën.

Hetimet në lidhje me këtë rast tashmë kanë filluar, ndërsa Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e detajeve të reja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit