Saturday, July 12, 2025
spot_img

Krasniqi: VV-ja po mban peng institucionet, Kurti ta ndërrojë kandidatin për kryekuvendar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas dështimit për herë të 16-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të institucioneve.

Ai e ka cilësuar këtë situatë si “episodi i 16-të i një seriali të turpshëm”, duke thënë se Vetëvendosje po pengon jo vetëm formimin e Kuvendit, por edhe zbatimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Jemi në bllokadë që partia e dalë e para po e mban me këmbëngulje. Kjo është tepër. I bëj thirrje LVV-së dhe Albin Kurtit që ta ndërrojnë kandidatin për kryetar Kuvendi, sepse kandidati aktual herë merr 55, herë 56 vota – por kurrë 61, dhe nuk do t’i marrë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se është e pakuptueshme që një kandidat të mbrohet më shumë se vullneti i afro një milion qytetarëve që votuan më 9 shkurt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit