Sunday, October 13, 2024
spot_img

Krasniqi: Skandali “zdravko” nuk mbaron me kaq, sepse pazaret me kriminelin Radoiçiq janë të mëdha

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se kur ka dalë përgjimi i parë ndërmjet shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe me kriminelin serb, Milan Radoiçiq, nuk ka pritur shumë, pasi “është mësuar nga kryeministri Kurti që t’i glorifikojë kriminelët serb, siç bëri me Oliver Ivanoviqin”.

Këto deklarime, Krasniqi i bëri në seancën e sotme të Kuvendit, duke i komentuar publikimet e bisedave mes të dy palëve.

Krasniqi ka thënë se përgjimet e fundit nxorrën në pah koordinimin e fuqishëm të Albin Kurtit me Radoiçiqin përmes siç e ka quajtur veglave të tyre, Mimozës dhe Slavko Simiçit.

“Pra, Mimoza nuk është fajtorja e vetme sepse kjo vetëm urdhrat e shefit të saj i ka zbatuar dhe për cilat favore? Për t’i lënë veteranët jashtë rritjes së pagave. U bën bashkë Albini e Radojçiçi, Mimoza e Slavko për t’i lën jashtë rritjes së penisoneve  veteranët dhe paramendojeni, për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese. Nuk është vetëm akt tradhëtie por edhe idiotësi e llojit të vet që agjenda e Kuvendit dhe organit më të lartë të gjyqësisë pra Gjykata Kushtetuese të dirigjohen nga agjendat e terroristit Radojçiç”, ka thënë Krasniqi.

“Është e turpshme dhe e neveritshme zhurma e krijuar për t’u hedhur hi syve qytetarëve. Dhe çka ndodhë: Albin Kurti, Mimoza e Vetëvendosje tentojnë t’ia lenë fajin gazetarëve. Po tentojnë me ia lënë fajin gazetarëve që po bëjnë punen e tyre, me informu qytetarët për veprimet kundër shoqërisë sonë dhe Republikës së Kosovës. Por faji e ka vetëm një adresë: Albin Kurti dhe Mimoza Kusari, të cilët kanë bërë pazare të ndyta me një terrorist serb duke dëmtuar interesat e veteranëve të UÇK-së dhe duke cenuar pavarësinë e organit më të lartë Kushtetues”, u shpreh Krasniqi.

“Është e tmerrshme për qytetarët e Republikës së Kosovës që nga Kryeministri Kurti kërkohet koordinim me një kriminel i cili organizoi sulm në veri dhe vrau heroin tonë Afrim Bunjaku. Pastaj kanë fytyrë dhe shkojnë e vizitojnë familjen e tij dhe bëhen sikurse nuk ka ndodhur asgjë ndërsa vetëm pak muaj më parë kanë bërë pazare në kurriz të Republikës. Ky njeri e ka dëshmuar ndër vite se është i gatshëm të shkel mbi trupa të njerëzve të vdekur vetëm për të arritur në pushtet por ky Kryeministër ka kaluar çdo limit duke shkel mbi varret e heronjve sikur Afrim Bunjaku dhe mbi mundin e sakrificën e veteranëve vetëm për t’i përmbushur kërkesat e mercenarit të Vuçiçit, Milan Radojçiç”, ka deklaruar Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit