spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Krasniqi përmend 7 UDB-ashët shqiptarë

“Mehmet Haski, Mehmet Loci, Xhelajdin Beqiri, Ismajl Nallbani, Qazim Mazreku, Dem Muja dhe Jakup Lonçari”.

Këta janë pjesëtarët shqiptarë të UDBA-s jugosllave ka treguar veprimtari i çështjes kombëtare, Nimon Krasniqi, të cilët e kanë torturuar për më shumë se 6 muaj të tërë.

Krasniqi përmend këta persona si përgjegjës për torturat brutale ndaj tij dhe shumë të rinjve të tjerë shqiptarë.

spot_img

“Këta janë ata famëkëqijtë që shpirtin ua kanë nxjerrë rinisë shqiptarë nëpër burgje. Shpirtin ua kanë nxjerrë. I kam përjetuar jo vetëm grushtin e tyre, por edhe nënçmimet njerëzore. Se edhe na akne pru deri të vetëvrasja. Gjithmonë e kemi shikuar dritaren, qysh me u gjuajt prej katit të tretë, me u largu prej duarve të tyre. Na kanë fyer shumë. Gjuhë denigruese, barbare… se sa torturat për ty nuk ish e rëndësishme më…

Kur vjen një natë Dem Muja, se këta zakonisht torturat i bënin natën. Siç na ka marrë mendja neve edhe për shkak të njerëzve që ishin rrugëve, u niheshin gjëmat tona në gjysmë të qytetit. Dhe vjen atë Dema, ke mund me pa edhe në fytyrë që ishte i pitë me alkool. Na futshin në ujë të ftohet një herë, ka qenë janar dhe na dërgojshin nalt. Atë natë me zhveshën lakuriq, ishte e tmerrshme, s’kishte kuptim më jeta. Vjen prej një fshati të edukuar, edhe me shku me u desh lakuriq ishte ajo maja e së keqes… 7 kanë qenë atë natë rend, Dema i printe me Jakupin, edhe i dëgjojsha që kam me ia nxjerr tamlin e nënës ja ka më tregu e çka ka lidhje me Etem Çekun… se ish problemi më bë lidhjen…”, ka thënë Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit